Nga Endri ÇINARI

Historikisht Vllaznia ka qenë një skuadër që i ka dhënë hapësirë elementit të ri në kampionatin tonë. Shkodranët gjithmonë kanë pasur elementë nga akademia kuqeblu në gjirin e tyre, të cilët më pas janë shitur në kampionate të ndryshme jashtë vendit. Edhe këtë edicion duket se ky trend nuk do ndryshojë në rradhët e 9 herë kampionëve të vendit, duke parë edhe eksperiencat shumë pozitive të 2-3 sezoneve të fundit.

Ku nga ekipet zinxhirë spikatën me ekipin e parë emra si: Jukaj, Dodaj apo Alivoda. Me këtë të fundit që verën e kaluar u shit në rradhët e Ittihad Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe për shifrën e 200 mijë eurove.

Një eksperiencë pozitive kjo e Vllaznisë me të rinjtë e dalë nga akademia, të cilër përveç kontributit të tyre në fushën e lojës, janë një potencial i vërtetë për shitje në kampionate jashtë vendit.

Fakt që sjell edhe përfitime financiare për klubin dhe rrisin buxhetin e tij. Kështu edhe këtë edicion emra si: Tafili, Brahimi, Ara, Kubazi apo Hajdari që kanë ardhur rishtazi nga akademia kuqeblu pritet të kenë shansin e tyre. Kjo patjetër për të treguar vlerat e tyre dhe bindur trajnerin Martini fillimisht për një fanellë titullari.(www.shkodrasport.com)