Ermir Rashica mund të transferohet tek AIK në Suedi gjatë merkatos së dimrit. Sulmuesi i Skënderbeut është ndjekur nga klubi suedez në stadium dhe duket se i ka bindur drejtuesit për transferimin në Stokholm.

Kapiteni i përfaqësueses U-21 ka tërhequr shpesh vëmendjen me paraqitjet e tij këtë sezon. Për këtë është kthyer në objektiv të AIK raportojnë mediat suedeze.

Deri tani Rashica ka shënuar 6 gola në Superiore si dhe ka asistuar dy të tjerë duke qenë kryefjalë.

Dhe pse korçarët mbajnë vendin e fundit, kjo nuk është reflektuar në formën e 20-vjeçarit.