Tek Tirana vazhdojne te shtohen problemet dhe tashme pas trajnerit largohet edhe nje tjeter futbollist. Keshtu, Admir Bajroviç është i larguari i radhës nga bardheblute.

Sulmuesi kërkoi të gjitha rrogat deri në maj është përshëndetur si me stafin teknik, dhe punonjësit në “Skënder Halili” duke u larguar nga kryeqyteti.

Boshnjakosuedezi e ka bërë zyrtare largimin sot përmes një postimi në “InstaStory”. Me një mbishkrim në anglisht ai shkruan: “Ishte një kënaqësi”.

Kështu Bajroviç mbyll aventurën e tij te Tirana pas vetëm një sezoni. Rikujtojmë që pak ditë më parë janë larguar edhe Romeo Harizaj, Fatmir Prengaj, Akileu Ndreca dhe Florjan Përgjoni.