Tre spastrime në fazën ofensive te Partizani i Skënder Gegës. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i kuq bën me dije se ka përfunduar bashkëpunimin me Dzmitri Padstrelau, Nikola Vujnoviç dhe Rodrigo Piloto. 

Edhe pse të 3 këta futbollistë u afruan me bujë në edicionin e kaluar, nuk arritën të linin gjurmë, duke dalë kështu jashtë planeve të drejtuesve të kuq. 

NJOFTIMI I PARTIZANIT:  

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me Dzmitri Padstrelau, Nikola Vujnović dhe Rodrigo Piloto. Të tre lojtarët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratat me klubin. 


FK Partizani falënderon Dzmitri Padstrelaun, Nikola Vujnović dhe Rodrigo Piloton për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tyre sportive.