Partizani ka siguruar firmën e një elementi cilësor i cili pritet që të shtojë vlerën e mesfushës së skuadrës së drejtuar nga Mladen Milinkoviç. Keniani Obiero Amos Nondi, tashmë është pjesë e të kuqve.

Ai tashmë do të bëhet “numri 6” që kërkonte prej kohësh klubi i kuq. Futbollisti vjen pas eksperiencës në Armeni, por më parë ka luajtur edhe në kampionatin gjeorgjian, ndaj ka njohuri për futbollin europian.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin më të ri në merkato Obiero Amos Nondi. Mesfushori nga Kenia njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kenias ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1.

Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin armen ka spikatur me paraqitjet e tij. 26 vjeçari pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore i është bashkuar ekipit.