Vllaznia në basketboll për meshkuj ka prezantuar ditën e sotme një tjetër përforcim të bërë në merkato. Bëhet fjalë për basketbollistin amerikan Julian Bryant, i cili tashmë është bashkuar me ekipin duke u vënë në dispozicion të trajnerit Llazani.
Bryant vjen tek Vllaznia pikërisht një ditë para ndeshjes finale të Superkupës ndaj Besëlidhjes, e cila do të jetë edhe një test për kuqeblutë për të parë se ku janë me përgatitjet për sezonin e ri. Prezantimi i përforcimit më të fundit, është bërë përmes faqes zyrtare të Shoqatës ku shkruhet:
“ZYRTARE | Welcome to Vllaznia
Klubi ynë njofton afrimin e lojtarit amerikan Julian Bryant për sezonin e ri!
Bryant luan në pozicionin 3 (forward) dhe vjen nga Sonoma State University (California, USA), ku ka qenë pjesë e ligës CCAA. Ai është përzgjedhur All-Selection Player, me statistika :
10.2 pikë për ndeshje
5 kërcime
38% nga 3 pikëshi
Me energjinë dhe aftësitë e tij, jemi të bindur se do të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në këtë sezon. Mirë se erdhe në Shkodër, Julian!”