Fillimisht ishte trajneri Eni Llazani, me pas kapiteni Robert Shestani dhe tashme edhe Ashton Parker. Vllaznia e basketbollit te meshkujve nis te marre forme ne prag te startit te sezonit te ri. Drejtuesit e saj pikesepari kane nisur punen duke konfirmuar edhe njehere ata me te domosdoshmit.
Diten e sotme, ekipi shkodran ka rikonfirmuar qendrimin serish ne rradhet e tij te basketbollistit amerikan i cili ka qene nje pike e forte e tij gjate sezonit te kaluar. Nje gje e tille permes nje postimi ne faqen zyrtare ku shkruan:
“Ashton Parker vazhdon me Vllazninë
Sezonin e kaluar, Ashton Parker iu bashkua Vllaznisë në fazën e fundit, ku tregoi profesionalizëm, përkushtim dhe shpirt sportiv.
Këtë sezon ai do të ketë mundësinë e plotë për të treguar vlerat e tij dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në objektivat e skuadrës. Jemi të bindur se energjia dhe cilësitë e tij do ta ndihmojnë Vllazninë të synojë më lart.
Mirë se erdhe sërish, Ashton Parker!”