Shqiperia zhgenjen dhe merr vetem nje pike ne transferten e Letonise. Kuqezinjte nuk ia kane dale te triumfojne ne kete ndeshje dhe tashme shanset per te zene vendin e dyte ne grup jane gjithnje e me te pakta.
Minutat e para kanë qenë më të mira për kuqezinjtë, por vendasit patën shansin e artë për të kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 17-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, letonezët zënë në befasi mbrojtjen tonë dhe Kumbulla pengon sulmuesin e Letonisë, Gutkovskis, brenda zonës, arbitri jep 11 metërsh.
Thomas Strakosha kthehet në hero dhe pret penalltinë e goditur nga Ikaunieks. Në minutën e 29-të është zhbllokuar rezultati, Shqipëria kalon në avantazh. Arbër Hoxha kroson në krah dhe pas një dyluftimi mes Manaj dhe portierit dhe mbrojtësit letonez, topi përplaset në këtë të fundit, Antonijs Cernomordijs, dhe përfundon në rrjetë. UEFA në faqen e saj zyrtare e quajti autogol dhe jo gol të Manaj.
Pjesa e parë mbyllet në shifrat 1-1. Në pjesën e dytë, edhe pse kuqezinjtë dominuan lojën, nuk arritën dot të gjenin golin e avantazhit. As zëvendësimet e bëra nga Sylvinho, nuk dhanë ndonjë rezultat efektiv. Rezultati përfundimtar, Letoni-Shqipëri 1-1. Pas 4 ndeshjesh, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Serbia renditet e treta me 4 pikë, por ka dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Vendi i parë mbahet nga Anglia me 9 pikë, ndërsa Letonia në vendin e katërt me 4 pikë dhe mbyll Andorra me 0 pikë.