HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMilinkoviç pas humbjes 1-3 ndaj Bylis: Nuk e kuptoj pse i bëmë...

Milinkoviç pas humbjes 1-3 ndaj Bylis: Nuk e kuptoj pse i bëmë dhurata dhe u dorëzuam, na mungon një lider

Trajneri i Partizanit, Mlladen Milinkoviç, ka pranuar se është i zhgënjyer me humbjen e radhës të skuadrës së tij.

“Ky është nja nga momentet më të vështira të karrierës. Kam humbur shumë ndeshje në karrierë dhe nuk e kuptoj se pse sot nuk fituam me më shumë gola. Se kaluam në avantazh, por pastaj e pësuam dhe nuk e kuptoj pse u ndalëm e nuk kishte reagim, nuk mund t’i shpjegoj gabimet që bëmë në mbrojtje, dhuratat, te goli i dytë dhe i tretë sipas meje ua bëmë dhuratë. Ky nuk është justifikim. Ndaj është situatë shumë e vështirë për ne.

Arsyet e kolapsit? E kam mendjen e nxehtë dhe për momentin nuk mund të përgjigjem se duhet të shoh më shumë ndeshjen dhe të jem në një situatë normale, më vjen keq.

Të jem i sinqertë e kemi provuar Janjevën në të majtën gjatë stërvitjeve dhe dukej mirë, por kishim problemin me sulmuesit në lojën në ajër. U munduam ta linim të vetëm me topin në thellësi, por përsëri gabuam dhe pësuam gol.

Kjo është dhimbje koke, që para ndeshjes nuk ishte e lehtë, kur humb dy ndeshje radhazi e sidomos mua që në 3-4 vitet e fundit kam punuar në klube ku nuk kam humbur shumë. E pranoj që është problem i madh psikologjik, kur jemi në disavantazh dukemi sikur dorëzohemi, edhe 1-1, nuk deshëm të mbaronte ashtu e të ishim në avantazh. Në pjesën e dytë e nisëm pak mirë, por kur humb një rast, mendoj se të gjithë ndaluan së besuari.

Unë shpresoj që të mos ndodhë si në vitin 2018, që Partizani të jetë të paktën në Final 4. Por pas gjithë këtyre rezultateve e di që të gjithë ata që mbështetin Partizanin dhe ne që punojmë do të jenë të zhgënjyer, si ne. Shpresojmë që gjërat të ndryshojnë për ne dhe gjërat të shkojnë shumë më mirë.

Isha i mërzitur dhe zhgënjyer se për mua nuk është e njëjta nëse humb 3-1 apo 3-2, kur krijon një rast që e humb e dorëzohesh. Ne nuk u përpoqëm e kjo është arsyeja pse jam i zhgënjyer aktualisht.

Lider? Nëse sheh si ishim në fushë, e kupton nuk kishim një lider dhe na duhet një në fushë për grupin. Për fat të keq nuk e kemi një lojtar të tillë që të nxjerrë ekipin nga situata”, tha Milinkoviç për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments