Është miratuar kalendari i kompeticioneve kombëtare për sezonin futbollistik 2025-2026. Kampionati “Abissnet Superiore” do të nisë më 23 gusht 2025 dhe do të përfundojë më 24 maj 2026. Në të njëjtën datë do të startojë edhe kampionati i Kategorisë së Parë.

Ndërkohë, Kategoria e Dytë do të nisë më 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.

Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025.

Kupa e Shqipërisë do të nisë më 1 tetor 2025, ndërsa finalja e madhe është planifikuar të luhet më 13 maj 2026.

Kampionati i vajzave do të fillojë më 27 shtator dhe do të mbyllet më 31 maj 2026.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe datat për të gjitha kampionatet e moshave, të cilat do të nisin në muajin shtator dhe do të përfundojnë në maj 2026.

Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:

Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026

Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026

Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026

Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025

Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026

Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026

U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026

U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026

U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026

U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026

U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026

Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026

Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026

Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026

Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026

Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026

Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026