Mirlind Daku, vendimtar te skuadra e tij, Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi shënoi golin me vlerën e tri pikëve në limitet e sfidës së fituar 1-0 nga skuadra e tij përballë Rostov. Në përfundim të sfidës Daku ka treguar emocionet e përjetuara.
“Sigurisht që ishte një festë e ekzagjeruar, por kjo mund të kuptohet. Puna është se ky është goli im i parë pas disa muajsh, gjatë të cilit nuk isha në formën time ideale. Plus, unë ende luaj me dhimbjen. Sot mendoj se festa ishte emocionale, por është e kuptueshme kur shënon gol në minutat e fundit dhe i sjell skuadrës tri pikë”.
“Ishte vërtet një ndeshje e vështirë, por ne e prisnim këtë, sepse Rostov është një kundërshtar shumë i vështirë. Askush nuk donte të dorëzohej. Rostov luan futboll të mirë. Vërtet, ka interpretues cilësorë. Faleminderit Zotit që fituam, duhet të vazhdojmë përpara. E nisëm mirë pjesën e parë, pastaj në një moment u ndalëm pak”.