Dy traversa te goditura, dy gola te anulluar per pozicion jashte loje, shume raste shenimi dhe vetem nje gol i shenuar ne minutat e fundit. Kjo eshte kronika e ndeshjes se luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” ne mes Vllaznia U21 dhe Teutes e cila ka perfunduar me fitoren e ngushte 1-0 te ekipit shkodran.

Rastet e shenimit per te kane qene te shumta, por goli ka vonuar te dale ne drite. Per me teper qe edhe goditja e Maliqit ne pjesen e pare u ndal ne traverse. Ne pjesen e dyte sakaq presioni i vendasve u shtua, por ishte shume e veshtire te shenohej ndaj Teutes qe vetem mbrohej ne gjysmefushen e saj.

Aq e vertete eshte kjo saqe mund te konfirmojme faktin qe portieri i Vllaznise Aron Jukaj ka qene krejtesisht spektator ne kete ndeshje. Megjithate goli do te vinte vetem shtate minuta para fundit. Nje kros i gjate nga e majte ne zone dhe aty Maliqi kercen me koke duke e derguar topin mbi portierin kundershtar.

Kaq ka mjaftuar qe Vllaznia U21 te marre fitoren e dyte rradhazi dhe te ngjitet ne vendin e katert me 12 pike te grumbulluara, nderkohe qe Teuta zbret ne vendin e peste me nje pike me pak./www.shkodrasport.com/

VLLAZNIA U21- TEUTA U21 1-0

(Maliqi ’83)

VLLAZNIA U21: Jukaj, Brahimi, Beci, Rroku, Spahija, Muhaj (Zaganjori), Pusi, Tafili, Delaj, Maliqi, Hagrepi (Agraja). Trajner Edmond Doçi