HomeKATEGORIA E TRETEMjafton vetëm një gol, KF Shiroka merr një fitore me vlerë në...

Mjafton vetëm një gol, KF Shiroka merr një fitore me vlerë në transfertë ndaj UET

Ka mjaftuar vetem nje gol dhe KF Shiroka ka marre nje fitore me vlere ne transferte ndaj ekipit te UET, sfide kjo e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Ne fakt ka qene nje ndeshje shume e tensionuar brenda dhe jashte fushe dhe kete e tregon me se miri edhe numri i madh i kartoneve te akorduar nga arbitri i takimit, 10 te verdhe 3 te kuq.

Pikerisht si rrjedhoje edhe e ketij tensioni, futbollistet e KF Shiroka e paten te veshtire te dalin ne lojen e tyre dhe megjithe rastet e krijuara, pjesa e pare eshte mbyllur me rrjeta te paprekura, pra 0-0.

Ne te dyten presionii i ekipit shkodran u shtua por duhej te vinte minuta e 69-te per te dale ne drite goli i shumepritur. Pas nje rremuje ne hyrjen e zones se UET, topi ka shkuar ne kembet e Nwakwudo i cili ka gjuajtur sakte duke e mposhtur portierin vendas.

Pas ketij goli do te kishte tre kartona te kuq, ku do te ndeshkoheshin Konomi per UET si dhe Kodra dhe trajneri portiereve Celufaj per Shiroken. Megjithate e rendesishme ishte fitorja dhe marrja e tre pikeve ne kete perballje. Pas javes se 10-te te kampionatit, ekipi shkodran tashme ka 19 pike.

Ai eshte i pozicionuar ne vendin e trete te renditjes, ku perpara saj jane Eagle ne vendin e dyte me 22 pike si dhe Partizani B ne vendin e pare me 23 pike.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments