HomeKRYESOREMoment special në karrierë, kush është talenti shqiptar që Arteta mori në...

Moment special në karrierë, kush është talenti shqiptar që Arteta mori në stol në derbin ndaj Totenhemit

oment tepër special në karrierën e talentit shqiptar, Maldin Kacurri, i cili ditën e sotme ishte në stol me skuadrën e Arsenalit në derbin ndaj Totenhemit, që u fitua me rezultatin 0-1 nga “Topçinjtë” e Mikel Artetës.

Futbollisti 18-vjeçar ka qenë më parë pjesë e moshave të Fulham, por ishte Pep Mertesaker që e mori tek ekipi i të rinjve të Arsenalit.

Kacurri njihet si një mbrojtës i pakalueshëm, luftarak dhe me një shtat të lartë që e dallonte ndjeshëm nga bashkëmoshatarët e tij.

Në ditën e sotme ka ardhur një lajm fantastik për Maldinin shqiptar, i cili edhe pse nuk arriti të debutonte, fakti që u grumbullua me ekipin e parë, tregon shumë dhe e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.

Vlen të theksohet fakti se Kacurri është aktivizuar 5 ndeshje me Kombëtaren U19 dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments