Ndeshja e mbremshme Vllaznia- Bylis ka patur dy momente te diskutueshme, te cilat ne fakt nuk u zgjidhen ashtu si duhet nga arbitri kryesor Daniel Vrapi, por u ndihmua nga sistemi VAR per t’i korigjuar gabimet.

Minuta e 34-t në Vllaznia-Bylis solli edhe një episod ku gjyqtari i fushës gabon rëndë duke sinjalizuar një penallti për Vllazninë pas rrëzimit të Delajt në zonë.

Edhe pse ishte shumë afër aksionit, Vrapi nuk arrin dot të dallojë simulimin që anësori i Vllaznisë bën. Do të duhej sistemi VAR. Pasi rishihen pamjet, nga ku dukej hapur simulimi, Delaj ndëshkohet me karton të verdhë.

Ndërkohë rasti i dytë për moviolë ishte sërish një penallti e mosakorduar nga kryesori për Bylisin. Uendell i Bylisit kroson në zonë dhe topi devijohet nga Stojanoviç me dorë.

Gjyqtari nuk sheh asgjë dhe akordon këndore. Protestojnë ballshiotët dhe kryesorit i komunikohet nga Albert Doda që ndodhet në sallën e VAR-it për të riparë pamjet. Pasi i drejtohet monitorit, Vrapi sinjalizon për penallti.