Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric doli në prononcim për mediat.

“Ne erdhëm për të fituar ndeshjen, kemi bërë një mbrojtje mjaft të mirë sot.

Shansi që kishte Mensah nuk duhej lënë pa shfrytëzuar. Kemi pasur disa probleme përpara fillimit të ndeshjes me disa prej lojtarëve.

I dhamë mundësinë Grudës që të luajë, në pjesën e parë krijuam disa mundësi. Ne mund të bëjmë më mirë, humbëm dy pikë ndaj Dinamos.”, u shpreh Brdaric.