Ky fundviti eshte shoqeruar me disa aktivitete shume te rendesishme kombetare per sportin e mundjes. Fillimisht, ne datat 29-30 nentor, ne Lezhe eshte zhvilluar kampionati kombetar i te rriturve, nderkohe qe ne datat 6-7 dhjetor eshte zhvilluar ne Tirane kampionati i grupmoshes U20.

Ne te dy keto aktivitete, nuk ka munguar ngjitja ne podium e mundesve te Vllaznise, çka tregon edhe njehere tjeter per punen e mire qe eshte duke bere trajneri Altin Anza me keto sportiste dhe kjo ecuri te ben te besosh se ky sport do te rikthehet shume shpejt ne nivele te larta.

Ne kampionatin e te rriturve, mundesi Maldin Camaj ka zene vendin e trete ne peshen 65 kg. Ndersa mundesi Ahmed Bregu ka zene vendin e trete ne peshen 86 kg.

Nderkohe ne kampionatin U20, rezultatet kane qene me te mira. Keshtu mundesi Klevis Koceku konkuroi ne peshen 79 kg dhe zuri vendin e dyte. Po vend te dyte ka zene edhe sportisti Elsamed Sykaj i cili konkuroi ne peshen 125 kg. Nderkohe mundesi Jesir Sykaj konkuroi ne peshen 65 kg dhe u rendit ne vendin e trete.

Nisur nga keto paraqitje te mundesve kuqeblu, Vllaznia ne renditjen ekipore ka arritur te ngjitet ne podium duke u renditur ne vendin e trete ne klasifikimin e pergjithshem dhe trajneri Anza ka marre diplomen perkatese./www.shkodrasport.com/