Barcelona dhe tifozët e saj kanë marrë një lajm të madh. Lamine Yamal ka njoftuar rikthimin në fushë përmes rrjeteve sociale. Talentit blaugrana i mjaftoi një video me gola dhe lëvizje spektakolare, shoqëruar nga mesazhi i thjeshtë, por i qartë “hej, po kthehem”, duke shtuar “emoji” buzëqeshjeje dhe valltareje.
Sulmuesi pritet të grumbullohet për sfidën e së dielës kundër Real Sociedad, edhe pse ndoshta do ta nisë nga stoli. Objektivi i vërtetë është superndeshja e Champions League kundër PSG-së në “Montjuïc”, të mërkurën e ardhme, ku stafi teknik pret ta ketë gati dhe 100%.
Yamal kishte munguar në tri ndeshje të La Liga-s dhe një të Champions-it, pas shqetësimeve në “pubis”, gjatë grumbullimit me kombëtaren spanjolle. Kjo çështje shkaktoi tension mes Hansi Flick dhe Luis de la Fuente. Pikërisht përpara një cikli ndeshjesh decizive, blaugranët rifitojnë lojtarin më të paparashikueshëm./telesport/