Nga Endri ÇINARI
Dy futbollistë të cilët munguan për Vllazninë në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, duke mos qenë madje as pjesë e stolit ishin Aleksander Kuros dhe Klinti Qato. Të dy lojtarët kanë munguar sepse kanë shfaqur probleme fizike dy ditë para duelit me durrsakët. Dhe në këtë mënyrë janë preferuar të lihen totalisht pushim gjatë seancave stërvitore të së premtes, por edhe shtunës paradite. Dhe kësisoj duke e pasur të pamundur të jenë pjesë e skuadrës në duelin e javës së katërt.
Nga sa mësohet, për Kuros ka një problem në shpinë, që e ka shoqëruar mëngjërashin që nga ndeshja me Partizanin. Dhe në këtë mënyrë ish-futbollisti edhe i Teutës në vendin tonë po kalon një shqetësim fizik që në fillim u mendua më i lehtë seç rezultoi. Edhe Qato nga ana tjetër ka pasur një shqetësim në gju, i cili e ka shoqëruar mesfushorin që nga fillimi i këtij edicioni.
Dhe rikuperimi i kuçovarit nuk ka qenë asnjë herë i plotë dhe në 100%. Prandaj edhe ai nuk është rrezikuar aspak, duke u lënë jashtë dueli me durrsakët. Gjendja e dy futbollistëve do shikohet me më shumë vëmendje gjatë kësaj jave. Ku fillim java do jetë si pushim për gjithë skuadrën, që do i lejojë më shumë kohë për rikuperimin dyshes së sipër përmendur.
Ku për secilin prej tyre ende nuk ka një datë të saktë për rikthimin në fushën e blertë. Teksa kujtojmë se tek Vllaznia do mungojë për një periudhë 3-4 javore edhe portieri titullar i skuadrës, Aron Jukaj. Me gardianin që ka pasur një lëndim në shpatull dhe nuk do jetë në dispozicion të skuadrës për javët e ardhshme.(www.shkodrasport.com)