Edon Murataj u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes që Vllaznia fitoi ndaj Vorës në shtëpi. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai u shpreh:
“Jam shumë i lumtur për çmimin, por jam shumë më i lumtur për 3 pikëshin. Ishte shumë i rëndësishëm, jam shumë i kënaqur për rezultatin. Niveli është i lartë, jam ambientuar mirë me nivelin. Më pëlqen futbolli në Shqipëri.
Është ëndërr e ccdo shqiptari të luaj me Kombëtaren, jam shumë i fokusuar te Vllaznia, për të dhënë maksimumin për këtë klub dhe për tifozët.
Nuk kam preferencë, luaj në çdo pozicion, ku ka nevojë trajnerin luaj. Gjithmonë kam luajtur si 10, por edhe ky pozicioni që po bëj te Vllaznia e bëj me gjithë qejf.
Bismark është lojtar me shumë cilësi. Kur të kthehet ai është plus. Edhe po të spostohem si numër jam i lumtur”, u shpreh Murataj.