Pas titullit të fituar me Juventusin dhe pas atij me Interin, nëse do të fitonte trofeun edhe me Napolin, Antonio Conte do të ishte trajneri i parë në historinë e kampionatit italian që fiton titullin kampion me tre skuadra të ndryshme.

Askush si Conte, mund të thuhet për një sukses legjendar. Ose më mirë, dikush ka sjellë në shtëpi tre tituj me tre klube të ndryshme: Fabio Capello fillimisht me Milanin në vitet ’90, pastaj me Romën në 2001 dhe më pas me Juventusin në dy vitet 2004/05 dhe 2005/06, kampionate të fituara në fushë nga bardhezinjtë, por të anuluara nga Calciopoli.

Prandaj Conte do të bëhej trajneri i parë që arrin këtë rezultat historik për një “tripletë” të paarritur kurrë më parë. Sepse Conte është dikush që i pëlqen të shkruajë historinë në vend që ta lexojë atë.