HomeKRYESORENapoli merr vendimin drastik: Asnjë biletë për tifozët gjermanë për sfidën në...

Napoli merr vendimin drastik: Asnjë biletë për tifozët gjermanë për sfidën në Champions League!

Më 4 nëntor, Napoli do të përballet me Eintracht Frankfurt në stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndeshje e vlefshme për në Champions League. Klubi napolitan ka vendosur që nuk do të ketë asnjë biletë për tifozët miq, nga frika e trazirave.

Vendimi drastik vjen pas asaj që ndodhi më 15 mars në vitin 2023, kur të dy ekipet u ndeshën në Napoli për raundin e të 16-vë në Champions League. Pas fitores 3-0 të vendasve me dy golat e Osimhen dhe një nga Zielinski, në qytet pati trazira të shumta, ku nuk munguan përleshjet e dhunshme dhe shkatërrimi i gjithçkaje që iu dilte para.

Për të evituar sërish këtë skenar, Napoli ka vendosur të mos ketë fare bileta për tifozët miq për sfidën e 4 nëntorit, duke ditur rivalitetin dhe armiqësinë që ekziston mes dy tifozerive.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments