Nga Endri ÇINARI

U prit ta niste nga minuta e parë ndeshjen me Tiranën, por një shqetësim i momenteve të fundit e la jashtë ndeshjes. Fjala është për Ardit Krymin, i cili në duelin ndaj bardhebluve të cilin shkodranët e fituan me rezultatin 2-1 e nisi nga stoli duelin. Madje duke u mos preferuar asnjë minutë nga ana e trajnerit Brdariç, kjo ndoshta edhe për të mos përkeqësuar gjendjen fizike të 28-vjeçarit.

Por mesfushori do mungojë edhe këtë javë për ekipin e Vllaznisë. Kjo pasi ai ka plotësuar tashmë numrin 4 të ndëshkimeve me karton të verdhë. Pavarësisht se Krymi nuk u aktivizua në asnjë minutë kundër Tiranës, për shkak të protestave nga stoli në një moment të ndeshjes ndaj gjyqtarit Koçi, u ndëshkua nga ky i fundit.

Duke marrë kështu një penalizim disiplinor për ndeshjen e rradhës në kampionat. Kështu kuqeblutë duhet t’i bëjnë llogaritë për ndeshjen ndaj Skënderbeut pa një prej futbollistëve kryesorë të formacionit.

Ku mungesën e numrit 6-të pritet ta mbulojnë dyshja Sala-Deliu. Që edhe ndaj Tiranës u prezantuan si titullarë, madje duke zhvilluar një ndeshje shumë pozitive e duke marrë vlerësime për performancën e tyre./www.shkodrasport.com/