Në stadiumin olimpik në Katalonjë, Barcelona dhe Inter u përballën në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League. Një supersfidë shumë e bukur, e zjarrtë dhe me emocione të forta deri në sekondën e fundit, solli plot 6 gola, por në fund askush nuk fitoi.
Përballja nisi direkt me gol dhe ishin zikaltrit ata që gjetën të parët rrugën e rrjetës.Pas një kundërsulmi të shpejtë, Denzel Dumfries kroson në zonë për Marcus Thuram, francezi dërgon topin në rrjetë me finte, që në sekondën e 33-të. SHIKOGOLIN
Në minutën e 20-të, Inter shënoi edhe golin e dytë, pas një krosimi të Hakan Calhanoglu nga goditja e këndit, Acerbi me kokë asiston për Denzel Dumfries, holandezi dërgon topin në rrjetë me stil “gërshëre”. SHIKOGOLIN
Në minutën e 24-të, Barcelona kundërpërgjigjet me Lamine Yamal, djaloshi spanjoll shënon një gol shumë të bukur. SHIKOGOLIN
Në minutën e 38-të, Barcelona barazon shifrat me Ferran Torres. Një top i bukur i Pedri-t në zonë për Raphinha-n, braziliani asiston me kokë për Torres, i cili dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2. Pjesa e dytë ishte po aq e bukur dhe e rivalizuar sa e para.Në minutën e 63-të, Calhanoglu kroson nga goditja e këndit, Dumfries i shpëton mbrojtjes së Barcelonës dhe shënon golin e tretë për Inter-in dhe të dyton personal. SHIKOGOLIN
Një minutë më pas, Barcelona kundërpërgjigjet me Raphinha-n, braziliani me një goditje të fortë bën që topi të përplaset në traversë dhe më pas në shpinën e Sommer dhe të përfundojë në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 75-të, Inter do të gjente golin e katërt me Henrikh Mkhitaryan, por u anullua për shkak se armeni ishte në pozicion jashtë loje milimetrik, por kaq mjaftonte që të ndërhynte VAR dhe të anulohej goli.

Rezultati përfundimtar, Barcelona-Inter 3-3. Kualifikimi do të vendoset ndeshjen e kthimit në “San Siro”, të martën e ardhshme.