Sezoni i ri i basketbollit shqiptar do ende kohe per te nisur, megjithate ekipet gradualisht kane nisur pergatitjet per te. Kuptohet qe secili ekip, bazuar edhe ne buxhetin qe ka, ben planet per merkaton dhe shume gjera te tjera qe kane te bejne me mbarevajtjen e sezonit.
Por nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson ne menyre ekskluzive se Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur qe te rrise serish numrin e lojtareve te huaj qe lejohej te luajne me skuadrat tona.
Deri para dy sezonesh ky numer ishte pese, por ne sezonin qe lame pas u zbrit ne tre. Duket se drejtuesit e Federates jane “penduar” per kete veprim qe kane bere dhe si rrjedhoje ne mbledhjen e ardhshme te Komitetit Drejtues pritet edhe marrja e vendimit per rritjen serish te numrit te lojtareve te huaj.
Çka do te thote se tek çdo ekip mund te lejohen qe ne fushe te jene edhe 5 lojtare te huaj. Kjo do te jete padyshim ne dem te zhvillimit te basketbollit shqiptar dhe do te kete efektin negativ edhe tek ekipet zinxhir. Nje vendim ky absurd, por duket se tek FSHB kane interes vetem rritjen e te ardhurave nga federimet dhe transferimet e jo per t’u kujdesur per basketbollistet vendas./www.shkodrasport.com/