HomeFUTBOLLNga Tonin Frroku/ Dy 'bilbilat' e futbollit shqiptar rikthehen në Korçë: Takimi...

Nga Tonin Frroku/ Dy ‘bilbilat’ e futbollit shqiptar rikthehen në Korçë: Takimi i Dhori Priftit dhe Tef Prelës

Një takim i veçantë u zhvillua sot në Korçë mes dy gjyqtarëve të njohur të futbollit shqiptar, Dhori Prifti dhe Tef Prela. Pas shumë vitesh larg fushave dhe njëri-tjetrit, ata u ulën sërish përballë për të ndarë kujtimet e një karriere mbi 20-vjeçare në arbitrimin e futbollit.

Korçari Prifti dhe shkodrani Prela kanë qenë ndër figurat më të respektuara të arbitrimit, duke gjykuar ndeshje të zjarrta të kampionatit shqiptar, derbi me shumë tension, por edhe takime ndërkombëtare që mbahen mend ende sot. Ata kujtuan jo vetëm vendimet e vështira të marrë nën presionin e mijëra tifozëve, por edhe respektin që fituan si përfaqësues të drejtësisë sportive.

“Ne kemi kaluar vite të tëra me emocione, me presion, por mbi të gjitha me dashurinë për futbollin dhe me përpjekjen për të qenë korrektë,” u shpreh Dhori Prifti. Ndërsa Tef Prela shtoi: “Është bukur kur pas kaq shumë vitesh kujton ndeshjet e forta, polemikat, por edhe miqësitë që na dhuroi futbolli.”

Takimi i sotëm në Korçë ishte një rikthim i bukur në kujtime, por edhe një shembull i çmuar i asaj që do të thotë pasion dhe përkushtim për sportin.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments