Nico Paz po konfirmon pritshmëritë e mëdha. Pas sezonit të
parë shumë solid me Comon, ku regjistroi 6 gola dhe 9 asistime në 35 ndeshje, spanjoll-argjentinasi këtë vit ka shpërthyer fuqishëm në Serie A.
Në vetëm 5 ndeshje, talenti i rritur te akademia e Real Madridit ka kontribuar në 100% të golave të ekipit të Cesc Fàbregas: 3 gola dhe 3 asiste. Pa të, Como duket i pafuqishëm.
Statistikat e Nico Paz këtë sezon në Serie A:
- Lojtari që gjuan më shumë: 18 herë
- Krijuesi i rasteve më të shumta: 17
- Driblime të suksesshme: 9 (i treti në ligë)
- Pasime progresive: 34 (i katërti në ligë)
- Faulle të fituara: 13 (i pesti)
- Ndërhyrje: 9 (i teti)
Pra, ndikimi i tij shkon përtej shifrave të golave dhe asistimeve: Nico Paz me këto statistika është shtylla e Comos.
Thashethemet dhe e ardhmja
Verën e kaluar qarkulloi lajmi për një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Tottenham, por presidenti i Comos, Mirwan Suwarso, e mohoi. “Nuk është e vërtetë. Askush nuk bën oferta duke e ditur se Real Madridi ka të drejtë t’i barazojë ato”.
Frika se mund të rikthehej te Real Madrid ekzistonte gjithashtu, duke qenë se ai u formua në akademinë e “Los Blancos” dhe e ëndërron një ditë “Santiago Bernabeun”. Por për momentin, ai është i përqendruar te Como.
Çfarë thonë për të?
- Cesc Fàbregas: “E di që është shumë i lumtur këtu. Ai dëshiron të bëhet një lojtar elitar. Është thelbësore që lojtarët e rinj të ndihen të domosdoshëm për trajnerin, jo vetëm një aset për klubin”.
- Alvaro Morata: “Dërgoje Comon në Evropë dhe pastaj ndiq zemrën tuaj”.
- Lele Adani: “Nëse një ditë vesh fanellën e Real Madridit, ata do ta shijojnë. Ai ka filluar me qëndrim dhe me dëshirë për t’u përmirësuar”.
Për momentin, Como dhe Serie A po kënaqen me “diamantin” 20-vjeçar. Por gjithë bota e futbollit e di: e ardhmja e Nico Paz është në “Santiago Bernabeu”.