HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë portugez në provë te Dinamo, sulmuesi shkon me blutë në Itali

Një portugez në provë te Dinamo, sulmuesi shkon me blutë në Itali

Në Itali me Dinamon mësohet se ka shkuar edhe një futbollist portugez, i cili është në provë.

Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i quajtur Nani, i cili do të vëzhgohet nga stafi teknik për një periudhë kohe, para se të vendoset, nëse është i vlefshëm për sezonin e ri apo jo.

Kryeqytetasit, përveç lojtarëve të afirmuar që kanë marrë në skuadër gjatë merkatos, si Dita, Muzek, Teqja e ndonjë tjetër, kanë në planet e tyre edhe lojtarë të rinj në moshë, siç është rasti i mesfushorit Adrian Doçi që firmosi pak ditë më parë, apo dhe afrikanëve Xhordi e Mandela.

Janë lëvizje që i shërbejnë të tashmes dhe të ardhmes së klubit. Nga skuadra e sezonit që shkoi ka pasur shumë largime, ndaj dhe afrimet po ashtu do të jenë të shumta. Deri tani janë 8 përforcime, nëse llogarisim edhe Maliqin, por të tjera lëvizje priten këto ditë në Itali.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments