HomeKRYESORENuk ka kohë për të humbur, Armando Broja nis stërvitjen në kryeqytet

Nuk ka kohë për të humbur, Armando Broja nis stërvitjen në kryeqytet

Pas aventurës në Euro 2024 me Kombëtaren shqiptare, Armando Broja i ka dhënë fund edhe pushimeve.

Sulmuesi kuqezi ka filluar menjëherë nga puna, për të qenë sa më në formë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Broja ka nisur stërvitjen në Tiranë, në një nga komplekset sportive të kryeqytetit.

Përsa i përket të ardhmes së tij, është akoma e paqartë. Nuk dihet ende nëse 22 vjeçari do të qëndrojë te Chelsea, apo do të largohet nga “Blutë e Londrës”.

Kujtojmë që Broja ka oferta të ndryshme nga Premier League dhe Serie A, nga klube si Everton, Wolves apo edhe Milan.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments