Besar Guxhufi është lojtari më i ri i Partizanit. Sulmuesi i krahut të majtë mbërrin në Tiranë nga klubi i Shkupit si zëvendësues i Tedi Carës.
“Sportmania” tregon se talenti i Kombëtares U-21 bëhet transferimi i dytë te “demat”.
Më parë kujtojmë se firmosi Dzmitri Padstrelau.
Në verën e kaluar ishte Shkupi që përfitoi shërbimet e tij duke paguar 100 mijë euro te Beshiktashi. Kjo pasi atje ishte pjesë e skuadrës U-19.