HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPas pushimit, Vllaznia rikthehet në stërvitje

Pas pushimit, Vllaznia rikthehet në stërvitje

Nga Maringlen ZHIVANI

Pas një dite pushim, futbollistët e Vllaznisë janë rikthyer në fushë për të nisur përgatitjet e radhës. Seanca e parë stërvitore është zhvilluar paraditen e sotme në kompleksin sportiv “Hasaj”, ku të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët që trajneri Edi Martini ka në dispozicion.


Atmosfera në grup është dukur pozitive, pavarësisht barazimit me Teutën në sekondat e fundit, me futbollistët që janë shfaqur të karikuar dhe të gatshëm për të hyrë në ritmin e zakonshëm të punës.

Stafi teknik me në krye trajnerin Edi Martini ka vënë theksin tek aspekti fizik, duke kombinuar ushtrimet me topin dhe ngarkesat e kontrolluara pas ndeshjes me Teutën, teksa në ditët në vijim stafi pritet të fokusohet edhe në anën taktike.


Ky rikthim në stërvitje vjen në momentin kur kuqeblutë po përgatiten për ndeshjen e ardhshme në kampionat, atë ndaj Vorës, ku synojnë të vazhdojnë serinë pozitive dhe të kënaqin tifozët shkodranë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments