Nje foto me terhoqi vemendjen keto dite diku ne portalet e shkruara te qytetit tim Shkodres, ku veterani i ketij arti te mrekullueshem, pra fotografise, kishte fiksuar qytetin verior ne karantine. Nga veshtrimi i pare mu duk se ishte bulevardi “Marin Barleti”.

Diçitura ishte kjo: “Fotografi shkodran Tonin Gega fikson ne aparatin e tij Shkodren e karantinuar nga koronavirusi -19”. E kam njohur nga afer kete fotoreporter, pasi jetonim dhe ne nje lagje, afer Kinema Republika, siç kam njohur
pothuajse te gjithe koleget e tij, nga vitet ’60 e ne vazhdim.

Ishte vete puna qe une beja si gazetar sportiv. Pra duhej te bashkepunoje me keto mjeshtra te fotografise per t’i dhene me shume vlere e konkretizim artikullit per nje ndeshje futbolli, jo vetem fiksime te ekipit Vllaznia por edhe aksioneve per gol, jo vetem ngjarjet ne fushe, por edhe per tribunat e mbushura te stadiumit “Vojo Kushi”, por edhe entuzismin e spektatoreve ne rruget e qytetit pas fitoreve kombetare e nderkombetare.

Keshtu nuk ishte vetem futbolli, qe kerkonte kete ilustrim, por edhe basketbolli, volejbolli, mundja, peshengritja e me vone boksi, pse jo dhe çiklizmi. E te gjithe fotografite qe u botuan ne vite ne gazeten “Sporti Popullor” me vone “Sporti Shqiptar” kishin poshte edhe autorin e saj: Foto: Angjelin Nenshati, Foto: Tonin Gega, Foto: Nikolin Jakova, Foto: Paulin Palushi, Foto: Ymer Elbasani, Foto: Pici, etj. Foto: Hilmi Mustafa. (Shenim: Ky i fundit eshte ne foton ilustruese te ketij shkrimi, foto kjo e bere nga fotoreporteri tjeter Paulin Palushi).

Te gjithe keto ishin te apasionuar pas sportit dhe pavaresisht nga koha ato rreshtoheshin pas portes kundershtare per fiksuar golat e sulmuesve shkodrane por kishte raste 1e qendronin pas portes se Vllaznise per fiksuar pritjet e Paulin Ndojes me shoket e tij pasardhes ne porten shkodrane.

Nuk ishte e lehte te siguroje keto foto per gazeten, pasi duhej te shkoje ne repartin e fotografeve, aty tek Studio Marubi, te pritje deri sa te lahej filmi, te zhvillohej, e pastaj te thaheshin. Po me shpejtesi me takue ndonje arbiter, vezhgues, apo edhe ndonje tifoz shkodran qe jo pak vinin nga Tirana per te pa Vllaznine. Dhe adresa… Gazeta “Sporti Popullor.”

Ne vitet  e Demokracise fotoreporteret sportiv i dhane nje tjeter shkelqim gazetave sportive, pasi krijuan studio mederne ne qender te qytetit dhe nuk ishte me e nevojshme te trokisja ne shtepine e Angjelinit, Toninit, Ymerit, Paulinit, Nikos etj, pasi fotot zhvilloheshin jo me me ore por me minuta.

Akoma ruaj foto te ketyre dashamiresve te sportit, siç i kane seleksionuar edhe koleget e mi te nderuar si Rifat Uruçi, Ymer Striniqi, Ramadan Bigza, Gasper Marku, Gjergj Kola etj.

Ishte e veshtire te refuzoje fotografine e njerit apo tjetrit. Kur Vllaznia u shpall kampione ne sezonin 1997-98 Kryredaktori i atyre viteve i gazetes Sporti Shqiptar, gazetari i mirenjohur Besnik Dizdari kishte menduar se fotoja e ketij ekipi kampion per here te pare te behej POSTER dhe te shperndahej falas me gazeten.

Une i kerkova Presidentit te Vllaznise, te ndjerit Myftar Çela qe te realizonte nje foto vetem me futbollistet e trajneret, duke i treguar edhe qellimin e z.Dizdari. Ai me tha qe te takoja doktor Zyhdi Çoben pasi nje studio kishte realizuar nje foto shume te bukur. Presidenti ma afroi  gratis dhe ajo foto ishte realizuar nga sudio Kadija.

Realizimi i atij posteri u be fale sponsorizimit te firmes Italiane “PEDROLLO” qe sposorizonte edhe  çmimin “Anton Mazreku” per gazetaret sportiv. Ky ishte posteri i botuar per here te pare ne historine e shtypit sportiv. Diten e botimit te “Sporti shqiptar” me kete foto te Studio Kadija, gazetat u shiten menjehere. Keshtu edhe nje emer tjeter iu shtua listes se fotoreportereve sportiv shkodrane.
Namik MEHMETI
Firenze, Itali