Laçi luan sot, në orën 13:30, ndeshjen me Bylisin rival, e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit. Dy skuadrat i ndan vetëm një pikë aktualisht dhe kurbinasit synojnë vetëm fitoren për t’i parakaluar ballshiotët.
Dy sfidat e mëparshme mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar në barazim. Laçi ka sot tre mungesa të rëndësishme, siç janë Mjaki, Lima dhe Melo, të tre të skualifikuar për shkak kartonësh.
Pa këta tre lojtarë trajneri Françesko Moriero është vënë në vështirësi, megjithatë ai beson se të tijtë do t’ia dalin për të mos falur pikë në fushën e tyre.
Laçi në shtëpi ka mundur edhe skuadrat kryesuese të renditjes, por sot përballet me një Bylis ndoshta në formën e tij më të mirë. Pritet një ndeshje mjaft e luftuar.