Luiza Gega zbriti sot në pistë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kampionia shqiptare, e cila përjetoi pjesëmarrjen e tretë në një Olimpiadë, garoi në baterinë e dytë kualifikuese në garën e 3000 metrave me pengesa.
Atletja kuqezi mbylli garën me kohën 9.27.41 dhe u rendit në vendin e 9-të në baterinë e dytë duke mos arritur dot te shkonte me tej sepse vetem 5 atletet e para të baterisë u kualifikuan në finalen e kësaj gare.
Luiza nuk ishte ne diten e saj me te mire dhe si rrjedhoje pas nje starti jo te duhur, arriti te rikuperonte tre pozicione, por te pamjaftueshme per t’u kualifikuar per me tej.