Sporti i mundjes ne Shkoder dhe Shqiperi ka nxjerre gjithmone sportiste kampione te cilet kane shkruar historine e ketij sporti dhe nje nga personazhet me te spikatur per rreth 20 vite me rradhe ka qene Nikoll Grimaj.

Ne biografine sportive qe ka bere enkas per “Shkodra Sport” nga mjeshtri tjeter i ketij sporti Bajram Agovi, na rezulton qe kemi te bejme me nje mundes i cili ne cv-ne e tij ka te rregjistuar 8 tituj kampione si individ me Vllaznine dhe 17 Nentorin, nderkohe qe sukseset e tij kane vijuar edhe ne karrieren si trajner ku ka fituar edhe 5 tituj te tjere ne drejtimin e ekipit te Dinamos.

Por e gjithe kjo mori suksesesh, duket se nuk ka mjaftuar qe Presidentet e Republikes t’i akordojne atij titullin e larte “Mjeshter i Madh”. Fakti qe jeton prej vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndoshta ka bere qe dikush ta harroje, por ne fakt karriera e tij nuk mund te harrohet. Me poshte keni nje pershkrim karrieres se tij:

Ka lindur në Grudë më 4 korrik 1950 dhe e ka filluar sportin e mundjes klasike duke u ofruar tek ekipi I të rinjve të Vllaznisë me trajner Sulejman Ramën, pikërisht në vitin 1967.

Pas dy vitesh, pra më 1969, Nikoll Grimaj do të kalonte tek ekipi I të rriturve të Vllaznisë me trajner Qazim Elbasanin. Ai është pjesë e formacionit të kësaj skuadre dhe konkurron në peshën e shtatë dhe të tetë, duke fituar shumë ndeshje në aktivitetet ku merr pjesë.

Në vitin 1971 në garat e kampionatit kombëtar që u zhvilluan në Tiranë në datat 7-11 dhjetor, konkurron në peshën e nëntë, atë -100 kg dhe zë vendin e dytë duke u shpallur nënkampion I vendit.

Në vitin 1973 do të merrte pjesë në garat e Kupës së Republikës që u zhvilluan në Tiranë duke konkurruar në peshën e tetë, atë -90 kg ku dhe renditet në vendin e dytë.

Ndërkohë në garat e kampionatit kombëtar individual që u zhvilluan në Tiranë në muajin nëntor, Nikoll Grimaj do të shpallej për herë të parë kampion kombëtar duke konkurruar këtë herë në peshën e 7-të, atë -82 kg.

-Në vitin 1974, në garat e Kupës së Republikës që u zhvilluan në Tiranë, konkurroi në peshën e tetë, atë -90 kg zuri vendin e tretë. Në garat e Kampionatit kombëtar individual të këtj viti që u zhvilluan në datat 9-12 korrik në Tiranë, Nikoll Grimaj zuri vend të dytë dhe u shpall nënkampion I vendit.

Ndërkohë në finalet e Spartakiadës së III-të Kombëtare që u zhvilluan në datat 2-4 tetor në Tiranë, konkurroi në peshën e shtatë, atë -82 kg dhe zuri vend të dytë duke merituar medaljen e argjendtë.

– Në vitin 1975, në finalet e Kupës së Republikës që u zhvilluan në datat 14-16 maj në Shkodër, konkurroi në peshën -90 kg dhe zuri vend të parë.

Po këtë vit, në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në muajin nëntor në Tiranë, konkurroi në peshën e dhjetë, atë mbi 100 kg dhe zuri vend të parë duke u shpallur kampion kombëtar.
Në garat e kampionatit kombëtar ekipor që u zhvilluan në datat 15-17 tetor në Shkodër, zuri vend të dytë në peshën e tetë, atë -90 kg.

-Në vitin 1976, në finalet e Kupës së Republikës, duke konkurruar në peshën e tetë, atë 90 kg, zë vendin e parë. Ndërkohë në finalet e kampionatit kombëtar individual që u zhvilluan në Tiranë më 17-19 nëntor, konkurroi në peshën e dhjetë, atë mbi 100 kg dhe zuri vendin e parë duke u shpallur kampion kombëtar.

– Në vitin 1977, në finalet e Kupës së Republikës që u zhvilluan në datat 4-6 maj në Kukës, konkurroi në peshën e dhjetë, atë mbi 100 kg dhe zuri vendin e parë.

Në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në datat 25-27 nëntor në Shkodër konkurroi po në peshën e dhjetë, atë mbi 100 kg dhe zuri sërish vendin e parë, duke u shpallur kampion kombëtar.

Në vitin 1978, në garat e Kupës së Republikës që u zhvilluan në datat 28-30 shtator në Korçë, konkurron në peshën e dhjetë, atë +100 kg dhe zë vend të parë. Ndërsa në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në Shkodër në datat 8-10 nëntor është I pafat dhe skualifikohet.

-Në vitin 1979 , në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në Tiranë në datat 25-27 korrik zë vendin e tretë. Ndërkohë në finalet e Spartakiadës së IV Kombëtare zë vendin e tretë dhe meriton medaljen e bronztë.

– Në vitin 1980 në finalet e Kupës së Republikës që u zhvilluan në datat 21-23 maj, konkurron në peshën e dhjetë, atë +100 kg dhe renditet në vendin e tretë. Pas këtyre garave, kalon tek ekipi I 17 Nëntorit.

Karriera me 17 Nëntorin

-Në vitin 1980, në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në Vlorë në datat 3-5 dhjetor, zuri vendin e parë në peshën +100 kg dhe u shpall kampion kombëtar.

-Në vitin 1981, në finalet e Kupës së Republikës që u zhvilluan në datat 27-29 maj në Berat, konkurroi në peshën +100 kg dhe zuri vendin e dytë duke u shpallur nënkampion. Ndërkohë nuk mori pjesë në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në datat 2-4 dhjetor në Tiranë.

-Në vitin 1982, në finalet e Kupës së Republikës që u zhvilluan në datat 2-4 qershor në Peshkopi, konkurroi në peshën +100 kg dhe zuri vendin e parë. Ndërkohë në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në muajin nëntor në Durrës, konkurroi në peshën +100 kg dhe zuri vendin e parë duke u shpallur kampion kombëtar.

-Në vitin 1983, në garat e Kupës së Republikës që u zhvilluan në muajin maj në Berat, konkurroi në peshën +100 kg dhe u rendit I pesti pasi dëmtohet dhe kjo do ta pengonte të merrte pjesë edhe në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në Vlorë.

–Në vitin 1984, në finalet e Kupës së Republikës që u zhvilluan në Durrës, konkurron në peshën e nëntë, atë -100 kg dhe zë vend të parë. Në garat e Kampionatit Kombëtar Individual që u zhvilluan në dhjetor në Tiranë, konkurron në peshën e dhjetë, atë +100 kg dhe zë vend të parë duke u shpallur kampion kombëtar.

Po këtë vit do të zhvilloheshin edhe finalet e Spartakiadës së V-të Kombëtare, pikërisht në datat 24-26 tetor në Shkodër dhe në peshën e dhjetë, atë +100 kg, zuri vend të parë duke merituar medaljen e artë..
-Në vitin 1985, zë vend të parë në garat finale të Kupës së Republikës dhe po ashtu vend të parë do të zinte edhe në garat e Kampionatit Kombëtar Individual duke u shpallur kampion.


KARRIERA SI TRAJNER

Në vitin 1987 do të fillonte karrierën e tij si trajner tek Dinamo, me të cilën do të shpallej 5 herë kampion I vendit ndërkohë që nga duart e tij kanë dalë shumë sportistë kampionë të cilët kanë lënë gjurmë në këtë sport.


Titujt individualë të Nikoll Grimajt:


Me Vllazninë:

– Kampion kombëtar në vitet 1973, 1975, 1976, 1978= 4 herë

– Fitues I Kupës së Republikës në vitet 1975, 1976, 1977, 1978= 4 herë

– Spartakiadë Kombëtare 1974- Medalje argjendi


Me 17 Nëntorin:

– Kampion kombëtar në vitet 1980, 1982, 1984, 1985= 4 herë

– Fitues I Kupës së Republikës në vitet 1982, 1984, 1985= 3 herë

– Spartakiada Kombëtare 1979- Medalje bronzi

– Spartakiada Kombëtare 1984- Medalje ari

Gjithsej tituj:

– 8 herë kampion kombëtar

– 7 herë fitues I Kupës së Republikës

– 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi në Spartakiadat Kombëtare


Titujt ndër vite:

– Ka marrë titullin “Mjeshtër Sporti”

– Ka marrë titullin “Mjeshtër I Merituar Sporti”

– Është nderuar me titullin “Nderi I mundjes shqiptare”

– “Mundës I shekullit” nga Bashkia Shkodër me rastin e 100 vjetorit të SK Vllaznia

Karriera e Nikoll Grimajt kjo eshte. Ata qe do ta lexojne kete shkrim, kuptohet qe do te na japin te drejte ne ate se çfare kemi shkruar. Sot, “Mjeshter i Madh” po behet kushdo dhe te mos behet Nikoll Grimaj eshte vertete e çuditshme.
Bajram AGOVI
Gjergj KOLA