HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPikantet e Vllaznia-Vora/ Tifozët ngacmojnë Edi Martinin: Hiqe atë fanellë, nuk je...

Pikantet e Vllaznia-Vora/ Tifozët ngacmojnë Edi Martinin: Hiqe atë fanellë, nuk je më tek Teuta!

-Pavarësisht ecurisë të mirë të Vllaznisë numri i spektatorëve në stadium nuk i kalon 2500 të pranishëm. Teksa nuk mungojnë as tifozët miq të ardhur nga Vora.

-Ka vetëm 7 rezerva në stol te Vllaznia sipas protokollit zyrtar të ndeshjes. Kjo për shkak të mungesave të shumta në radhët e shkodranëve.

-Një takim shumë miqësor mes trajnerëve Martini dhe Bellai para fillimit të takimit. Ku dy trajnerët shkëmbejnë edhe batuta mes tyre.

-Tifozët e Vllaznisë “ngacmojnë” Martinin, pasi ky i fundit ka veshur një fanellë me ngjyrë bojë qielli. Shkodranët drejtohen me fjalët: “Nuk je më trajner i Teutës, po hiqe atë fanellë”.

-Trajneri Bellai e “ka” me Zunën, pasi ky i fundit gabon në dy momente në vendosje. “Mendjen në lojë” janë fjalët e kreut të pankinës së Vorës ndaj mbrojtësit. Trajneri Martini gati sa nuk shkon te pankina e Vorës. Me shkodranin që është shumë i përfshirë në lojë duke dhënë udhëzime për të tijtë.

-Vora del disa minuta me vonesë në fushë në fillimin e pjesës së dytë. Me sa duket udhëzimet e Bellait kanë qenë të shumta për skuadrën e tij. Bellai e ka me të tijtë, ku iu kërkon shpesh të kenë kujdes në topat e kthyer nga kundërshtari.

-Lëvizje plot klas e Malës që i kalon topin mes këmbëve kundërshtarit. Gjest teknik që emocionin tifozët në tribuna.

-Duartrokitje të shumta për Dros dhe Kastratin në momentin që dyshja lënë fushën për Tafilin dhe Salën. -Debutime për Kubazin dhe Arën, me dy djelmoshat e akademisë Vllaznia që shijojnë minutat e para këtë sezon në Superiore.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments