HomeKRYESOREPo shkëlqen në Rusi, sulmuesin e Shqipërisë e kërkojnë gjigantët francezë

Po shkëlqen në Rusi, sulmuesin e Shqipërisë e kërkojnë gjigantët francezë

Forma fantastike që po përjeton Mirlind Daku te Rubin Kazan në Premier League rus e ka kthyer në “protagonist”. Sipas mediave franceze, 27-vjeçari është në monitorimin e gjigantëve të Monaco-s.

Daku përshkruhet si “Bisha” e sulmit, ku theksohet edhe gjatësia e tij prej 192 centimetra.

Në 9 ndeshje të Premier League ruse, bomberi shqiptar grumbullon 8 gola dhe 1 asist. Fiorentina është një tjetër klubi i interesuar.

Me këtë ritëm, e sigurtë se Mirlind Daku do të ndryshojë ambient sezonin e ardhshëm. Kontrata i skadon me skuadrën nga Kazani në verën e vitit 2029, ndërsa vlen sipas “Transfermarkt” 10 milionë euro.      

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments