Thomas Strakosha ka folur pas ndeshjes Letoni-Shqipëri. Kuqezinjtë barazuan 1 me 1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Strakosha deklaroi pas ndeshjes:

“Na mungoi goli i dytë. Duhet të ishim më të përqëndruar, kemi treguar që nuk e kemi kaq të thjesht. Duhet të mbrojmë më të mirë dhe të jemi më agresivë përpara.

E pyeta Bozhiqin çfarë mendonte, më tha mendimin e vet.

Duhet të mbanim topin mbrapa më shumë në pjesën e parë. Dhamë 4-5 korne në pjesën e parë, nuk duhej kaq thjesht.

Asgjë nuk ka mbaruar, duhet të merrnim edhe dy pikë këtu. Duhet të shikojmë veten tonë, të marrim pikët brenda në shtëpi me Letoninë.

Në pjesën e parë Silvinjo normalisht nuk ishte i lumtur”, u shpreh Strakosha për “Supersport”.