HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPrapaskenat e golit të Teutës ndaj Vllaznisë, vëzhguesi i FSHF-së: VAR-i nuk...

Prapaskenat e golit të Teutës ndaj Vllaznisë, vëzhguesi i FSHF-së: VAR-i nuk arrinte ta vërtetonte nëse ishte pozicion jashtë loje

Sfida mes Teutës dhe Vllaznisë u mbyll me barazim 1-1. Episodi më i diskutueshëm i javës së katërt në Superiore ishte goli i barazimit nga durrsakët, që erdhi në minutën e 96-të. Emanuela Rusta në VAR po e kontrollonte rastin në fjalë për pozicion jashtë loje. Në fund qëndroi vendimi i Rejdi Avdos, anësori që e konsideroi të rregullt golin në fushë.

Klajdi Kola komentoi episodin për të cilin VAR mori 5 minuta kohë, por nuk doli në asnjë përfundim. Kola tregon se diçka e tillë në stadiumin “Niko Dovana” ndodhi pasi mungonin pamjet.

“Rasti më i zjarrtë i kësaj jave, ka qenë goli i shënuar në minutat e fundit nga ana e skuadrës së Teutës. Dhe është pretenduar për pozicion jashtë loje nga ana e futbollistit me numër 3 në momentin e goditjes së topit.

Për ta shpjeguar pak rregulloren, për arbitrin e fushës ose asistentin, kur ka raste të dyshimta ose nuk ka fakt, atëherë duhet të lejojë lojën të vazhdojë dhe t’i japë përparësi sulmit. Në këtë moment pritet ndërhyrja e sistemit VAR, për të bërë të vlefshëm apo jo golin.

Ka marrë gati 5 minuta kohë sistemi VAR për të parë këndet e mundshme, dhe në bazë të pamjeve nuk ka arritur të vërtetojë që kemi pasur apo jo pozicion jashtë loje. Nuk ka arritur të ketë fakt, që ka patur apo jo pozicion jashtë loje.

Mund t’i kenë vendosur të gjitha gjërat, por të njëjtën pamje që kemi këtu, të njëjtën pamje ka edhe sistemi VAR për pozicionin jashtë loje. I kanë vendosur vijat dhe nuk ka dalë, nuk kanë gjetur. Vijat i vendos kompjuteri, arbitrat thjesht vendosin pikat.

Nuk ka pamje për të vendosur pikat. Dy futbollistët, numri 3 dhe futbollisti mbrojtës me numrin 23 Hakaj, që mendohet këmbat e Hakajt e mban në lojë futbollistin me numër 3, nuk është fakt ta vërtetosh është apo jo pozicion jashtë loje.

Kështu që mbahet vendimi i asistentit, që i ka dhënë përparësi golit. Duhen shtuar kamerat. Cilësia është, duhen shtuar kamerat. Këto kënde kemi. Kamera që është të njëjtën pamje ka, por nuk e vendos. Mund ta vendosësh te futbollisti me numër 3, por jo te tjetri. Është e pamundur. Sipas rregullores i jepet përparësi sulmit”, u shpreh Klajdi Kola në “RTSH”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments