Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, realizoi dopietë nga pika e bardhë e penalltisë, në triumfin 2 me 1 që skuadra shkodrane regjistroi në “Arenën Kombëtare”, ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, sulmuesi ndër të tjera u shpreh:
“Jam i lumtur, që shënova dhe arrita të ndihmoj skuadër që të dalë në finale. Kemi akoma shumë punë përpara. Kemi një finale për të luajtur, shpresoj t’ia dalim edhe në finale.
Do e ndjekim ndeshjen nesër, Egnatia ka disfavorin e ndeshjes së Kupës, mbetet për t’u parë. E rëndësishme është me kë t’i ecë skuadrës. Egnatia ka bërë mirë këtë sezon dhe është skuadër cilësore, e mbylli kampionatin në vendin e parë.
Pjesa e parë u luajt mirë, shënuam 2 gola. Duhet ta nismin pjesën e dytë me kujdes, por jo në atë mënyrë. U tërhoqëm pak shumë, Dinamo kishte dy raste shënimi të pastra. Goli që shënuan shpjet iu dha zemër. Dinamos i duheshin 3 gola, e rëndësishme është të mbronim, në këto ndeshje e rëndësishme është të fitosh dhe jo si luan.
Bëhemi shumë shkodran dhe normalisht që e ndjejmë, ndjesinë e mungesës së titullit e hasim çdo ditë, në lagje, në skuadër. Shkodra e do titullin dhe këtë vit jemi më afër. Me meritë erdhëm në vendin e dytë, fituam edhe sot kundër Dinamos, rrugëtimi jonë ka qenë i sigurt. Finalja do të fitohet me çdo kusht”, u shpreh Balaj.