Atehere kur ndoshta nuk pritej, Skenderbeu zhgenjeu ne ndeshjen e fundit te kampionatit dhe me humbjen ndaj Bylisit, zyrtarizoi renien e tij nga Superliga. Nje disfate qe ka sjelle nje reagim te forte ne ambientin sportiv korçar, nderkohe qe kane munguar reagimet e drejtuesve te klubit.

Por nderkohe mbremjen e sotme, me ne fund ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ardjan Takaj. Permes nje postimi ne rrjetet sociale ai ka marre pergjegjesite e tij per kete çfare ndodhi, por i ka siguruar tifozet bardhekuq se Skenderbeu do rikthehet shpejt aty ku i takon te jete. Ja çfare shkruan Takaj:

Të dashur tifozë të Skënderbeut,

Sot jemi të detyruar të pranojmë një realitet të hidhur: Skënderbeu ka rënë nga Kategoria Superiore. Kjo është një goditje e rëndë për historinë, krenarinë dhe përkushtimin tonë si klub dhe si qytet.

Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve — për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.

Por nuk jemi të mposhtur.

Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.

Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur.

Përpara Skënderbeu!