Ne Shkoder kane filluar keto dite te jetojne me endrren e titullit kampion. Tifozet e kesaj skuadre jane te entuziasmuar sepse me ne fund ata e shohin skuadren e tyre shume prane realizimit te objektivit 24 vjeçar. Por ky entuziasem ka perfshire edhe te tjere, perfshi ketu edhe vete presidentin e klubit Alban Xhaferi.

Permes nje postimi te bere ne rrjetet e tij sociale pasditen e sotme, ai ka shprehur deshiren e tij per ta bere “Arenen Kombetare” Shkoder te henen e ardhshme kur do te luhet finalja e shumepritur ndaj Egnatias. Ja çfare shkruan numri 1 i klubit shkodran:

“Arenën do ta bëjmë Shkodër!

Finalja për titull na thërret!

Të gjithë bashkë, të gjithë kuqeblu, le ta mbushim Arenën Kombëtare dhe ta kthejmë në shtëpinë tonë!

Të gjithë për Vllazninë!

Bashkë për lavdi, bashkë për historinë!

Nje jete, dy ngjyra,nje skuader”