Dita e firmës së Tomas Tuhel si komisar teknik i “Tre luanëve” do të jetë një “ditë e zezë për Anglinë”. Titulli i fortë është i një komenti të bërë nga tri analistë të tabloidit të njohur britanik, “Daily Mail”.

“Tre luanët vendosin bast mbi një gjerman… por Tuhel ka vetëm 18 muaj kohë për të treguar nëse mund të jetë në lartësinë e duhur për këtë detyrë”, nis analiza e “Daily Mail”.

“Futbolli në nivel kombëtaresh prezupozohet që të jetë më të mirët e vendin tonë kundër më të mirëve të vendeve të tjera. Garet Sauthgejt mund të mos ketë qenë i preferuari të gjithëve, por ai të paktën i dha Kombëtares një identitet dhe lojtarëve një arsye për të besuar. Ai futej në turne me shpresë dhe pritshmëri.

Ai veshi me krenari fanellën e ‘Tre luanëve’ dhe po me atë krenari bëri edhe detyrën e komisarit teknik. Me Anglisë si lojtar shkoi deri në gjysmëfinale në ‘Euro 1996’ ndërsa si trajner në finalet e ‘Euro 2021’ dhe ‘Euro 2024’. Ai ishte njëri prej nesh.

Tani do të kemi Tomas Tuhelin në krye, një trajner me të shkuar jo fort të qartë si trajner dhe një Federatë Futbolli, e cila është si një pulë pa kokë. Federata e Futbollit kishte frikë mos Tuhel do të shkonte në Mançester dhe për këtë motiv nxitoi të firmoste.

Tani lind pyetja a nuk kemi mësuar mjaftueshëm nga eksperiena e krijuar me Erikson dhe Kapelo ‘merr paratë dhe ik’. Ne mund të kemi pritur të madhin Pep Guardiola, por tani kemi dikë që s’na detyrohet asgjë dhe që nuk ka asnjë lidhje si me lojtarët dhe tifozët. Kjo është një ditë e zezë për futbollin anglez. Jemi bërë gazi i botës”, shkruhej në komentin e “Daily Mail”.