HomeKRYESOREReal Madrid dështon keq ndaj Arsenal, humbet edhe në "Santiago Bernabeu" dhe...

Real Madrid dështon keq ndaj Arsenal, humbet edhe në “Santiago Bernabeu” dhe ‘Topçinjtë’ shkojnë në gjysmëfinale

Real Madrid nuk arrin dot të bëjë përmbysjen e madhe ndaj Arsenalit në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët pas humbjes 3-0 në “Emirates” u mundën edhe sot në shtëpi me shifrat 1-2.

Arsenal pati shansin e artë të kalojë në avantazh në minutën e 10-të, por Saka humbi penalltinë. Raul Asencio pengon brenda zonës Mikel Merino-n, arbitri pasi pamjet në ekran akordoi penallti për “Topçinjtë”. Bukayo Saka gabon nga 11-metërshi, goditja e tij pritet nga Courtois.

Në minutën e 24-të, pas një krosimi në zonë, Mbappe ka një kontakt me Declan Rice dhe rrëzohet në tokë, arbitri akordon penallti, ndërhyn VAR . Pas disa minutash pritje, dhe vendimit nga VAR që nuk ishte penallti, arbitri shikon vetë pamjet në ekran dhe vendosë të tërheq vendimin e tij të parë, loja vazhdon normalisht. Rice ndëshkohet me të verdhë dhe humb ndeshjen e radhës në gjysmëfinale.

Pas penalltisë të humbur në pjesën e parë, Bukayo Saka shlyen gabimin dhe gjen golin në Madrid. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 64-të, pas asistit të Mikel Merino-s.

Gjithsesi kundërpërgjigja e madrilenëve erdhi për një minutë, Vinicius Junior përfiton nga një gabim i pafalshëm i mbrojtësit të Arsenalit, William Saliba dhe dërgon topin në rrjetë duke barazuar shifrat. Në minutat shtesë, Arsenali gjen dhe golin e dytë me Gabriel Martinelli, braziliani merr një top të bukur nga Mikel Merino dhe dërgon topin në rrjetë.

Rezultati përfundimtar 1-2. Arsenal shkon në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 5-1 dhe i pret PSG-ja në gjysmëfinale. Reali e mbyll këtu aventurën në Champions League.

SHIKOGOLAT

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments