HomeKRYESOREReal Madrid planifikon dy goditje të bujshme në prag të sezonit të...

Real Madrid planifikon dy goditje të bujshme në prag të sezonit të ri

Të martën, Real Madrid nis sezonin e ri në La Liga, ku pret Osasunën në shtëpi. Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë kludi madrilen këtë verë, shto edhe ardhjen e Gonzalo Garcia nga të rinjtë, Xabi Alonso po kërkon edhe të dy përforcime të tjera.

Trajneri bask kërkon me patjetër një përforcim në mesfushë, duke ditur mungesën e Jude Bellingham deri në fund të tetorit. “Daily Mail” raporton se klubi madrilen ka nisur kontaktet me Crystal Palace, ku interesohet për mesfushorin 21-vjeçar Adam Wharton. Klubi anglez kërkon 45 milionë euro.

Përveç Wharton, Real Madrid nuk ka hequr dorë nga transferimi këtë merkato i Ibrahima Konate. Duke ditur se Liverpool ka zyrtarizuar transferimin e Giovanni Leoni dhe është shumë pranë marrëveshjes për Marc Guehi, Real Madrid ka rritur akoma dhe më shumë interesin për qendërmbrojtësin francez.

Mediat angleze raportojnë se klubi madrilen është i gatshëm të paguajë për Konate 25-30 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon verën e ardhshme./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments