Neymar u kthye në fushë 370 ditë pas ndeshjes së tij të fundit. Kjo është distanca më e gjatë mes dy ndeshjeve në karrierën e sulmuesit brazilian. Për ta nënvizuar këtë, në ditën e rikthimit të lojtarit aktual të Al Hilal, ka menduar “Opta Joao”.
Më në fund, braziliani u rikthye në drejtkëndëshin e gjelbër pas më shumë se një viti jashtë për shkak të lëndimit. Nuk ishte e lehtë për të lënë pas këputjen e ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe dëmtimit të meniskut të tij, të pësuar në ndeshjen midis Brazilit dhe Uruguajit më 17 tetor 2023.
Neymar mbylli mbrëmë periudhën më pak të ndritshme të karrierës së tij. Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG hyri në lojë në minutën e 77-të në vend të Al Dawsari, i cili shënoi një “hat-trick” vendimtar në fitoren 5-4 ndaj Al Ain. Kur sulmuesi i lindur më 1992 hyri në fushë, rezultati ishte ende 5-3./telesport/