Rocco Vata u transferua këtë verë në radhët e Watford-it, ku do të përpiqet të bëjë emrin e tij të njohur në botën e futbollit. Lojtarit 19-vjeçar nuk i është dashur të presë gjatë për debutimin e tij me skuadrën e re.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatës, është duke luajtur sot ndeshjen e tij të parë zyrtare me fanellën e Watfordit. Rocco Vata ishte përzgjedhur të luante nga minuta e parë nga trajneri për ndeshjen e sotme kundër Milton Keynes Dons-it. Sfida është e vlefshme për raundin e parë të “Carabao Cup”.

Watford e fitoi kete ndeshje me rezultatin e thelle 5-0 dhe Vata ndonese nuk ka shenuar ka qene protagonist i vazhdueshem per skuadren e tij me lojen dhe depertimet ne krahe. Ai ka qendruar ne fushe per 62 minuta dhe gjate kesaj periudhe ka prekur 42 here topin dhe ka gjuajtur tre here ne drejtim te portes, nga te cilat njera ka perfunduar brenda katerekendeshit dhe eshte pritur nga portieri kundershtar.

Ka dhene gjithashtu 4 krose dhe per kete rendiment ne loje, “Sofascore” e ka vleresuar me noten 7.3 duke qene ne kete menyre lojtari i katert me i vleresuar i Watford per kete ndeshje. Nje start ashtu si duhet per Rocco Vaten i cili premton shume per te ardhmen./www.shkodrasport.com/