Nga Gjergj KOLA

Ashtu si dy vitet e kaluara, edhe kete here ka rezultuar i suksesshem. Kolindo Kiri eshte shpallur kampion i Shqiperise serish ne garen e kercimit trehapesh, kete here me rezultatin 14.82 metra. Nje sukses qe e ka entuziasmuar shume 21 vjeçarin i cili padyshim qe ka shume synime ambicioze edhe per te ardhmen.

Ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” atleti i kercimeve i ekipit te Vllaznise ka shprehur emocionet e suksesit te rradhes, veshtiresine qe ka per t’u shpallur kampion ne Shqiperi, por edhe per shume gjera te tjera. Per me shume, lexoni intervisten e kampionatit tone:

-Kolindo, çfare do te thote per ty te shpallesh serish kampion i Shqiperise?

Mendoj se eshte një arritje e madhe për mua, sepse po dal kampion në një nga garat më të vështira dhe më të rrezikshme për atletët. Kjo është rezultat i punës së palodhur me trajnerin tim Bruno Rrotani dhe këtë sezon po shkëlqejmë bashkë! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ky ka qene titulli i trete kampion rresht dhe padyshim qe jam i lumtur.

-Kishte ndonje te veçante titulli i ketij viti?

Çdo titull ka emocionin e vet dhe çdo medalje ka emocion ndryshe, por te veçante e ben sepse ishte kampionati kombetar dhe e mbajta titullin tim si kampion me zotesi.

-A eshte e veshtire te dalesh kampion ne garat e atletikes ne Shqiperi?

Atletika çdo vit edhe me shume po behet dhe me e veshtir sepse atletet e rinj po rriten dhe po na konkurrojne.

-Çfare te motivon per t’u marre me sport?

Me motivon ideja qe nje dite do te jem nje nder figurat me te medha te atletikes shqiptare.

-Dhe cilat jane synimet dhe objektivat tuaja per me tej?

Per momentin fokusi im eshte i perqendruar tek gara e rradhes. Te dielen nisemi drejt Sllovenise sebashku me kombetaren sepse do te marrim pjese ne nje aktivitet te rendesishem qe zhvillohet atje dhe une synoj te kap nje rezultat premtues per te siguruar normen e Kampionatit Europian U23. Norma e pjesmarrjes ne kete event te rendesishem eshte 15.50 metra, ndersa rezultati im me i mire i ketij viti eshte 15.30 metra. Jam shume afer dhe shpresoj qe ne Maribor te bej paraqitjen qe deshiroj sepse po kaloj nje forme te mire sportive.

-Po me tej, çfare endrrash ka Kolindo Kiri per te ardhmen ne sport?

Synimi im me i madh normal qe per nje sportist te atletikes eshte pjesmarrja ne Lojerat Olimpike, por synimet e mia jane qe t’i dhuroj sa me shume medalje Vllaznise dhe Shqiperise.

– Dhe je i lumtur qe je pjese e Vllaznise dhe me te keni arritur kaq shume suksese?

Nuk diskutohet, jam teper i lumtur qe kontriboj per nje emer kaq te madh qe eshte Vllaznia.

-Se fundi, ke ndonje dedikim te vecante per kete suksesin e fundit qe arrite?

Po dhe ai shkon per familjen time dhe njerezit e mi te dashur qe besuan tek une.