HomeKRYESORERudi Vata: Mbrëmë pashë në fushë një kombëtare serioze dhe solide

Rudi Vata: Mbrëmë pashë në fushë një kombëtare serioze dhe solide

Rudi Vata shpeshhere ka qene edhe kritik ndaj kombetares dhe lojes se saj, por kete here ka nje mendim ndryshe. Ne lidhje me ndeshjen e mbremshme dhe fitoren ndaj Ukraines, ish- kapiteni kuqezi i cili ka qene i ftuar ne emisionin “Ora Sport” eshte shprehur:

“Mbreme pashe ne fushe nje Shqiperi serioze, solide sepse ne aspektin e perqendrimit dhe te zbatimit te detyrave mendoj qe ishte perfekte. Nje Shqiperi qe ne momentet e rendesishme te ndeshjes guxoi. Manaj me ka pelqyer si asnjehere tjeter sepse ishte shume luftarak ne majen e sulmit dhe i dhashe shume mundesi skuadres me marre ate frymemarrjen e nevojshme ne momente te caktuara.

Une them se jemi nje skuader ende ne ndertim, skuader qe tashme po krijon ate trendin e lojes se vet dhe e bukura eshte se fituam ndeshjen dhe jemi ne nje grup qe çdo kundershtar mundet me fitu kunder njeri- tjetrit.

Kam shume deshire tashme ta shoh si do te luaje Shqiperia ndaj Gjeorgjise, nje kombetare qe po rritet dhe prandaj eshte me interes ballafaqimi me kete kundershtar”./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments