Liverpooli pritet që të kompletojë transferimin e sensacionit senegalez Sidy Barhama Ndiaye për shumën e 1 milionë eurove.  Gazetari francez Nabil Djellit raporton se skautët e Liverpoolit kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet 16-vjeçarit në Kupën e Kombeve të Afrikës për grupmoshat U17 që u mbajt më herët këtë vit. 

Sulmuesi aktualisht luan në radhët e Diambars FC në Senegal dhe në rast se ai do t’i bashkohet Liverpoolit, do të luante fillimisht në akademi. Kjo lëvizje me shumë mundësi do të bëjë që të krijohen krahasime me Sadio Mane. Bashkëkombasi i Ndiayes ka luajtur 269 ndeshje dhe ka realizuar 120 gola për Liverpoolin. 

Në rast se Ndiaye mund të dhurojë të paktën gjysmën e këtyre shifrave në rast se merr shansin në ekipin e parë, atëherë do të arsyetonte për mrekulli çmimin e tij. 

Liverpooli ka qenë mjaft aktiv deri më tani në afatin kalimtar veror, duke kompletuar transferimet e Jeremie Frimpong dhe Florian Wirtz, me të dy që u transferuan nga Bayer Leverkusen. 

Përkrah këtyre emrave të mëdhenj, ‘Të Kuqtë’ kanë siguruar gjithashtu edhe shërbimet e portierit hungarez Armin Pesci në një kontratë pesë vjeçare.  Një tjetër transferim që pritet të kompletohet gjatë ditëve në vijim tek Liverpooli është ai i Milos Kerkez nga Bournemouth./Telegrafi/